Dafina Zeqiri zhgënjen fansat, prezantohet si këngëtare suedeze
15/03/2017 - 17:25

Këngëtarja me origjinë kosovare, por e lindur në Suedi, Dafina Zeqiri ka zhgënjyer fansat e saj pasi të gjithë mediat e huaja po e prezantojnë atë si suedeze. Ajo publikoi para pak ditësh këngën ‘Four Seasons,’ në bashkëpunim me kompani amerikane, në klipin e së cilës mori pjesë reperi i njohur, French Montana. Kënga ka arritur mbi 1 milionë klikime në Youtube, dhe mbështetësit më të mëdhenj të suksesit të saj janë trevat shqipfolëse, por janë zhgënjyer nga mënyra se si po prezantohet në botë.

“French Montana i bashkohet ylli të popit suedez, Dafina Zeqiri në videon e saj ‘Four Seasons,” – shkruajti Vibe, një portal amerikan.

Dafina nuk ka bërë asgjë për të treguar se në fakt origjina e saj është shqiptare, por i ka pritur mirë lajmet që janë bërë për të në mediat e huaja. Shumë prej tyre ajo i ka publikuar edhe në rrjetin social, Instagram duke treguar se sa krenare është për punën e saj.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Prezantohen kandidatët në Kukës, Kodheli: Do zgjidhim nevojat e banorëve

Close