Chriss Brown komenton në foton e Rihannës, reagimi i fansave është i pabesueshëm
08/08/2017 - 12:30

Fansat janë zemëruar shumë kur Chriss Brown ka bërë një koment në foton e ish të dashurës së tij Rihanna në Instagram të hënën.

Këngëtarja ka publikuar një foto e veshur me kostumin e karnavaleve Crop Over Festival në Barbados dhe reperi, i cili ushtroi dhunë ndaj saj në vitin 2009, vendosi një emoji, ikonë të dy syve.

28-vjeçari dukej i impresionuar nga trupi mahnitës i Rihannës, veshur me bikini.

Megjithatë fansat u zemëruan kur panë komentin e tij duke shkruar: “Çfarë po mendon? Qëndro larg saj”.

Reagimet e fansave kanë qenë të shumta duke i kërkuar Chris që të mos kontrollonte më profilin e Rihannës, të largohej dhe të mos e shqetësonte më.

“Tani je bërë akoma më shumë i neveritshëm. Largohu prej saj. Ti e humbe atë,”shkruajnë ata.

Chris u vendos në lirim me kusht pasi dhunoi këngëtaren, që në atë kohë ishte e dashura e tij. Rihanna mori një urdhër kufizues kundër tij pasi e goditi në një parti përpara shfaqjes.

29-vjeçarja u shtrua në spital për shkak të dhunës së ushtruar nga Chris dhe iu deshën 5 vite që të rikupertonte veten.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close