Çfarë po ndodh mes Selena Gomez dhe Maluma?
10/01/2017 - 16:25

Askush nuk po kupton se cfarë po ndodh mes tyre por Selena Gomez dhe këngëtari kolumbian Maluma, njihen madje filluan të ndjekin njëri tjetrin në rrjetet sociale.

Sikur të mos mjaftonte kjo, që nga ai moment, këngëtarët pëlqejnë cdo postim që bëjnë madje edhe komentojnë ndonjëherë. Ky lajm entuziasmoi të gjithë adhuruesit e këngëtarëve të cilët duan shumë të dinë se cfarë por ndodh mes tyre.

Po shpresojmë që së shpejti të mësojmë se janë në një lidhje por edhe një bashkëpunim nuk do të ishte keq.

Maluma, është një emër që po bëhet cdo ditë e më famshëm. Ai numëron me miliona klikime në YouTube, cdo këngë e Maluma, ka minimalisht 500 milionë klikime.

Këngëtari në të njëjtën kohë bëri bujë me dy bashkëpunime te emëdha më 2016, ate me Shakira “Chantaje”, dhe kënga “Vente Pa Ca” pranë Ricky Martin, me një videoklip, veror dhe shumë argetues.

Nga ana tjetër, Selena kohët e fundit ka filluar që të bashkëpunojë me artistët latinë, një prej tyre ishte dhe Paulina Rubio, që ka një bashkëpunim me Gomez në albumin e ri.

Arsyeja që na bën të mendojmë se mes tyre mund të ketë edhe ndonjë romancë, janë edhe gustot e Selenës për meshkuj më të vogël.

Maluma, njësoj si Justin Bieber, është dy vite më i vogël në moshë së 24-vjecarja. Sidoqofte, na mbetet te presim përgjigjen e tyre për marrëdhënien që kanë krijuar.

what-expect-from-selena-gomez-2017 maluma-2015-red-carpet-billboard-1548

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bashkia e Tiranës monitoron cilësinë e ajrit, ulet ndotja me 10% nga java e kaluar

Close