Calvin Harris në krye të klasifikimeve, DJ më i paguar në botë
10/08/2017 - 9:11

Calvin Harris vazhdon të mbetet në krye të klasifikimeve në listën e Forbes si DJ më i paguar në botë për të pestin vit rradhazi.

33-vjeçari vlerësohet se ka fituar rreth 48.5 milionë dollarë nga qershori 2016 deri në qershor të 2017,  duke lënë pas emra shumë të njohur si Skrillex, David Guetta dhe The Chainsmokers.

Të ardhurat e DJ janë rritur për shkak se ai kryeson festivalet muzikore, si edhe është gjithashtu një nga prodhuesit më të sukseshëm në botë, ku së fundmi ka publikuar “Feels” në bashkëpunim me Pharrell Williams, Big Sean dhe Katy Perry, që arriti një sukses të jashëzakonshëm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close