‘Bodybuilder-i’ në koma prej mbidozës, u gjetën 20 shishe steroide në shtëpinë e tij
13/08/2017 - 16:43

Bodybuilder-i i njohur, Rich Piana është në gjendje kome prej disa ditësh, ndërsa policët gjetën në shtëpinë e tij 20 shishe steroide(proteina) dhe pluhur të bardhë.

46-vjecari u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte rrëzuar në banjë. E dashura e tij Chanel u përpoq ta kapte por nuk ia doli prej madhësisë së tij trupore.

Personeli i emergjencës shkoi menjeherë në banesën e tij të hënën pasdite dhe mendohet që ai është në gjendje të rëndë prej mbidozës.

E dashura e tij pranoi se ai ka pirë steroide testosteroni për më shumë se 20 vite. Pas shumë diskutimeve se ai ka ndërruar jetë, Chanel publikoi një fotografi në Instagram duke shkruajtur: “Dua të jem e qartë për të gjithë, Piana është gjallë. Unë dhe familja e tij kërkojmë vetëm mendime pozitive, lutje dhe dashuri.”

Dihet se bodybuilder-i ka fituar shumë konkurse gjatë viteve, ndërsa vitin e kaluar pranoi se konsumon steroide.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close