Bes Kallaku dhe lojtari i Kombëtares “janë në gjak”
14/03/2017 - 22:21

Aktori i ‘Portokalli,’ Bes Kallaku njihet per humorin e tij. Ai ka publikuar një foto në rrjetin social, Instagram me lojtarin e Kombëtares, Andi Lila duke e shoqëruar me një përshkrim që i vuri të gjithë në dyshime.

“Mora vesh se kishte rraf njonin dhe u nisa nga Tirana me mor gjakun,” – shkruajti Besi duke etiketuar komentatorin, Dritan Shakohoxha në foto.

Bëhet fjalë për një lojë të lojtarit Andi Lila, të cilën e kishte komentuar Dritani, por lojtari e vazhdoi humorin dhe i ktheu një koment ku shkruante: “Fole para kohe. Sa për info fitova 5-4! Akoma nuk jam mundur në fushën time. Të njëjtin fat kishte edhe Dritan Shakohoxha, Alban Xhihani, Ansi Agolli, Erald Lila, Emiliano Vila, Gjergj Varo, pres të rraf Sokol Cikalleshi.”

Të dy kaluan një mbrëmje të këndshme së bashku, pasi kanë mbledhur familjet për të darkuar dhe më pas kanë zgjedhur të bëjnë një lojë tavëll.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close