Bën operacion plastik hundën por nuk merr dot frymë
13/08/2017 - 11:49

Chloe Khan ka bërë një transformim tronditës të paraqitjes së saj në vitin 2010 kur u shfaq në X Factor si Chloe Mafia.

Por për herë të parë ka folur për efektet shkatërruese dhe anësore që ka pasur nga operacionet plastike që ka kryer. Përveç faktit që ka shpenzuar 100.000  pound pasi ka bërë rregullim të hundës, buzëve, gjoksit, liposuksionin, 24-vjeçarja ka pranuar se nuk arrin dot që të marrë frymë me hundë dhe të nuhatë erërat e ndryshme.

“Unë nuk mund të marr frymë ose të ndjej erëra më me hundë,”-ka thënë Chloe për Ruth Langsford dhe Ealmon Holmes, e cila tashmë nuk njihet pothuajse fare nga ndryshimet drastike që ka bërë në trupin e saj.

Duke menduar se kishte berë të gjitha kërkimet e nevojshme, vendosi që të bënte për të dytën herë hundën operacion pasi rezultati i parë nuk i kishte pëlqyer.

“Kam marrë informacione mbi kirurgun e dytë dhe rezultatet e operacioneve që ai kishte bërë  dukeshin të mahnitshme.”

Por mbeti shumë e zhgënyer përsëri nga rezultati: “Duket mirë se është mëngjes por pas 3 orësh duket shumë keq. Më duket shumë e turpshme të flas për këtë gjë dhe budallallëk. Unë zgjohem në mëngjes me gjakderdhje hundësh dhe nuk mund ti marr erë parfumit dhe kjo është një gjë shumë e tmerrshme.”

Por ajo çfarë është më e habitshme është se Chloe do të bëj përsëri një operacion të tretë për të marrë rezultatin që dëshiron: “Unë jam duke pritur deri në janar dhe një kirurg tjetër do të bëjë operacionin.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close