Ben Affleck e Jennifer Garner, lamtumirë përfundimtare: divorc zyrtar dhe “miqësor”
14/04/2017 - 11:37

Ben Affleck dhe Jennifer Garner pas shumë tentativave për afrim dhe pajtim, kanë kërkuar zyrtarisht divorcin.

Siti TMZ shkruan se dy aktorët kanë arritur marërveshje për një divorc miqësor, duke paraqitur dokumentet në të cilat janë të dy të favorizuar për kujdestarinë e përbashkët për tre fëmijët e tyre.

Sipas Just Jared, çifti nuk kishte asnjë marrëveshje paramartesore , prandaj dy ish bashkëshortët do të ndajnë përgjysëm pasurinë e tyre.

Çifti ka qenë bashkë për 10 vjet dhe kanë tre fëmijë, Violet (10 vjeç), Seraphina Rose (7 vjeç) dhe Samuel (4 vjeç). Në 2015 erdhi lajmi i ndarjes së tyre. Që atëherë asnjë nga të dy nuk foli për ta bërë zyrtare çëshjten./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close