Bebe Rexha niset drejt Shqipërisë
17/07/2017 - 13:58

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është nisur drejt Shqipërisë me një helikopter privat së bashku me 2 vajza dhe një djalë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur me disa postime në InstaStory, ku dëgjohet duke thënë: “Kështu udhëtojnë vajzat e këqija për në Shqipëri. Ti nuk e di as se ku është Shqipëria.”

Nuk dihet arsyeja e udhëtimit të saj drejt atdheut, por mund të jetë vizitë familjare, pushime ose ndonjë koncert për fansat e saj.

Pas disa orësh, këngëtarja e njohur do të jetë në tokën shqiptare, ku të gjithë shpresojnë të qëndrojë për disa kohë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close