Beatrix Ramosaj, më e nxehtë se kurrë në klipin e ri
22/06/2017 - 20:28

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar ‘Pa ndjenjë’, ku është shfaqur shumë joshëse në skena të nxehta.

E veshur me të bardha, ajo bën lëvizje shumë provokuese me partnerin (kërcimtarin) në krevat.

Në një moment tjetër, 23-vjeçarja vazhdon me të njëjtat lëvizje, të cilat nuk i kemi parë asnjëherë nga ajo teksa shfaqet e veshur me të zeza dhe kërcen e vetme.  Pas një mungese të gjatë në muzikë, Beatrix ka zgjedhur të vijë me një baladë romantike, për tekstin e së cilës është kujdesur vetë.

Gjatë kësaj periudhe, është përfolur për ndarjen e saj me të dashurin ndërsa nuk dihet nëse kjo baladë i dedikohet atij pasi ka të bëjë me një dashuri që ka marrë fund.

Ndërkohë, Beatrix ishte pjesë e festivalit ‘Your song sounds familiar’ ku dhe u shpall fituese.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close