Aurela Gaçe reagon për dështimin e saj
19/03/2017 - 17:38

Aurela Gaçe ka publikuar një postim ku tregon se kënga e saj ‘Feel the pasion,’ e komentuar si dështim është kualifikuar ndër 40 këngët më të mira në Australi.

Nuk dua t’ju lodh, por s’mund të mos e shpërndaj këtë lajm që sado i vogël mund të jetë, mua më heq një barrë nga supet. Një barrë që kam 6 vjet që e mbaj, për shkak të disa syresheve që nëse duan të më tregojnë ndonjë ‘dështim,’ s’kanë tjetër c’të më përmendin përvec faktit që nuk u kualifikua në finalen e Eurovisionit në 2011. Nga njëra anë më vjen mirë që s’kanë tjetër c’të më thonë por e bëjnë si ata burrat ose gratë që i dinë dicka nga e kaluara partnerit dhe i ja përdorin gjithë jetën. Nga ana tjetër më vjen vërtetë keq për ‘NE.’ Ne dmth ne për njëri-tjetrin jemi vërtetë për të ardhur keq që mundohemi ku të të kapim dicka e të të shkelmojmë sa mundemi. Ja pra që vjen një suprizë nga TV Australian që zgjedh këngën e Austalisë në Eurovision ku edhe ka përzgjedhur 40 këngët më të mira të Eurovision dhe tashmë ja ka lënë publikut atje në Australinë e largët se kë të votojë… Unë thjesht jam shumë e lumtur që ndodhemi në këtë përzgjedhje… edhe pse s’jemi futur në finale, ata na paskan përzgjedhur. Ja për kaq gëzohem unë. Sikur e 40 të mbetet kënga. Ne u munduam të gjejmë gabimet, ata e fusin në 40-tëshen më të mirë. (Shyqyr që si njoh, se do të thoshin se i pagova)” – ka shkruajtur këngëtarja në Facebook.

Kënga ‘Feel the Pasion’ konkuroi në vitin 2011 në Eurovision për të përfaqësuar Shqipërinë, por nuk pati sukses pasi nuk u kualifikua. Ndërsa tani, 6 vite më vonë konsiderohet si një ndër 40 këngët më të mira nga televioni Australian, gjë që e bën Aurelën të ndihet shumë krenare.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close