Askush nuk e njeh Ledri Vulën
14/03/2017 - 22:34

Reperi kosovar, Ledri Vula ka publikuar në Instagram një foto të fëmijërisë së tij ku i sfidon të gjithë ndjekësit e tij që ta dallojnë ndër 10 shokët e tij.

“Me shokt e mahallës. Më gjeni,”– ka shkruajtur ai. Fillimisht, fansat nuk arritën ta identifikonin, por më pas arritën të bëjnë lidhjen me stilin e tij në ditët e sotme dhe zbuluan që ishte djali me kapele blu. Këtë e ka vërtetuar reperi duke vendosur në profilin tij atë foto.

Duket se Ledri po kalon shumë kohë me shoqërinë e tij këto kohë pasi ka publikuar edhe një këngë me reperin Lumi B, të titulluar ‘Krejt shokt e mi.’

/oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close