Ashely Graham është ngacmuar seksualisht kur ka qenë 10 vjeçe
17/04/2017 - 11:11

Fëmijëria ka qenë shumë e vështirë për modelen Ashley Graham.

29 vjeçarja ka shkruar kujtimet e saj në ‘A New Model: What Confidence, Beauty, and Power Really Look Like’ dhe ka folur për herë të parë për traumën që ka kaluar kur ishte vetëm 10 vjeç. Modelja ka zbuluar se është ngacmuar seksualisht nga djali i shokëve të prindërve të saj.

Pasi Ashley dhe 18-vjeçari ishin larë në pishinë, shkuan në dhomën e lavaderisë për tu tharë, ku edhe ai e ngacmoi. Ajo tha se ishte shumë e frikësuar dhe u largua me shpejtësi por ky episod e kishte lënë me shumë pyetje të vazhdueshme që i vinin në mendje. “A bëra unë diçka që kjo gjë të ndodhte?”

Gjithashtu modelja ka shkruar një tjetër eksperiencë që i ka ndodhur në moshën 12-vjeçare, ku dy modelë 17-vjeçarë, Paul dhe Scott, u munduan që ta merrin vetëm në një xhakuzi.

Kujtimet e Ashley në ‘A New Model: What Confidence, Beauty, and Power Really Look Like’do të publikohen në 7 maj 2017.

 

May 9th! May 9th! May 9th!!!!!!!! Releasing book tour dates & locations soon! Preorder link above📚👆🏽📚

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@theashleygraham) on


 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close