Ariana Grade shpallet qytetare nderi në Mançester
13/07/2017 - 12:35

Ariana Grande është bërë qytetare nderi në Mançester pasi organizoi konceritin bamirës “One Love” për të mbledhur fonde për viktimat  e sulmit terrorist në qytet.

Këshilltarët votuan njërzëri në një takim për ti dhënë çmimin yllit të muzikës pop.

23-vjeçarja ka bërë shumë përpjekje për organizimin e koncertit të bamirësisë në “Old Trafford”, ku u mbështet nga këngëtarë të tjerë të famshëm si Coldplay, Justin Bieber, Katy Perry dhe mikja e saj më e mirë Miley Cyrus.

Kamikazi Salman Abedi vrau 22 vetë, duke përfshirë shtatë fëmijë, kur ai shpërthye një bombë kur njerëzit filluan të largoheshin nga koncerti i këngëtares në Manchester Arena më 22 maj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close