Anulohet divorci mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie
09/08/2017 - 20:42

Cifti hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë fund procedurave të divorcit. “Divorci anulohet. Nuk kanë bërë asnjë hap para me procedurat dhe të gjithë mendojnë se seancat nuk do përfundojnë kurrë,” – tha një burim për US Weekly.

Kështu, ata të dy kanë vendosur që të mos luftojnë më tepër për kujdestarinë e fëmijëve. Gjatë kësaj kohe, 6 fëmijët e tyre kanë qëndruar me nënën, por nuk dihet si do vazhdojë më pas.

Vendimi i Angelinës erdhi menjëherë pasi Brad deklaroi se po lufton për të lënë alkoolin. Nuk dihet nëse ata të dy do të rikthehen përsëri së bashku, por veprimi që kanë bërë është mjaft paqësor.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close