Angelina Jolie blen një shtëpi të re 25 milionë dollarë
14/04/2017 - 16:31

Angelina Jolie ka shpenzuar 25 milionë dollarë për të blerë një shtëpi të re. Aktorja, e cila i befasoi të gjithë fansat e saj vitin e kaluar kur u divorcua nga Brad Pitt, ka blerë shtëpinë e dikurshme të regjisorit të njohur Cecil B. DeMille, në Laughlin Park. Shtëpia ka 6 dhoma gjumi dhe 10 banjo, një pishinë, një dhomë palestre dhe një hapërisë shumë të madhe për të pritur miqtë.

Ajo është konsideruar si një nga shtëpitë më të mira në Los Angeles, dhe është ndërtuar në vitin 1913. Regjizori i njohur DeMille ka jetuar aty deri në momentin që ai vdiq në vitin 1959.

Ndërsa disa nga fqinjët e yllit hollivudian do të jenë: Ellen Pompeo, Casey Affleck, Natalie Portman, Lauren Graham, Will.I.Am dhe David Fincher, ka thënë TMZ.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close