Aktorja e njohur martohet në ceremoni sekrete
17/03/2017 - 19:25

Aktorja amerikane, Amanda Seyfried është martuar me partnerin e saj Thomas Sadoski të dielën në një fshehtësi, pa i treguar askujt. Këtë gjë e ka bërë të ditur Thomas në një intervistë kur ishte i ftuar në emisionin e James Corden.

“Ne u arratisëm. U larguam nga qyteti me një prift dhe finalizuam gjënë tonë,” – tha aktori duke treguar për kamerat unazën e tij. Ai shtoi se nuk ishin të vetëm në atë udhëtim, pasi i ftuar si mysafir ishte qeni i tyre, Finn.

Ndërkohë, ata të dy kanë një djalë dhe e kanë menduar martesën si një veprim pasi e kanë kuptuar përgjegjësinë e të qenit prindër. Nuk dihet arsyeja përse e kanë bërë këtë gjë larg syve të të gjithëve.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM: Kalvari në gjykata i inspektores se AKU. U shkarkua 3 herë

Close