Aktori i njohur debaton publikisht me nënën e të dashurës
19/06/2017 - 19:31

Aktori i njohur, Liam Hemsworth ka debatuar publikisht me nënën e të dashurës së tij, Miley Cyrus në klubin Soho Beach në Kaliforni.

“Një zënkë e madhe shpërtheu mes Liam dhe Tish, ishte shumë e vështirë të injorohej sepse ata po e shkaktonin këtë skenë,” – tregoi një burim për Woman’s Day.

“Ti nuk ke asnjë të drejtë në këtë familje, nuk mund ta largosh vajzën prej meje,” – tha Tish, e cila mori replikë të menjëhershme nga Liam: “Tish, ti ke shkatërruar cdo ditë të bukur që ne kemi patur dhe po e tregon veten si budallaqe.”

I gjithë debati ka përfunduar kur 27-vjecari i tha yllit të popit se nuk mund ta duronte më nënën e saj dhe u larguan së bashku.

Duket pak e pabesueshme pasi ata po planifikojnë që të bëjnë dasmën e tyre me 4 korrik, ndërkohë që marrëdhëniet mes familjeve s’janë aspak të mira.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close