Aksidentohet Gjiko, reperi: Falenderoj Zotin që më dha dhe një shans!
07/08/2017 - 22:36

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e skenës Gjiko, ka pësuar një aksident të rëndë ditën e sotme në tunelin e Kalimashit. Makina me të cilin reperi udhëtonte është përplasur me një kamion. Siç shihet në foto makina e tij ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa fatmirësisht Gjiko ndodhet jashtë rrezikut për jetën duke shpëtuar për mrekulli.

“Këtë gjë na e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një fotoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram duke postuar një foto të tij së bashku me makinën e dëmtuar.
“E shfrytzoj rastin me e falenderu Zotin qe ma dha edhe ni shanse me mujt me kone ktu n’mesin tuaj. Me naten e promshit e kuptova qe kom shume njerz rreth vetit qe kan kurgjo tjeter pos dashni ❤️ jom kthy ma i fort se kurr , gjithmone kom mu kon afer juve ! Shihem sonte ne Rahovec ❤️🙇🏼 #theshoëmustgoon “, ka shkruar Gjiko duke qetësuar të gjithë fansat e tij.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close