Adelina përplaset me Milaimin për ushtrinë: Do të rrah me shpulla!
14/03/2017 - 19:51

Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka përplasur ashpër në deklara gazetarin kosovar Milaim Zeka dhe divën e muzikës shqiptare Adelina Ismailin.

Gjithça nisi nga një status në fb, kur Zeka duke cituar Astrit Haraqinë se LDK e kishte bërë ushtrinë, ironizoi këtë fakt duke u shprehur “kryekomandante e kësaj ushtrie të LDK-së ka qenë Adelina Ismaili”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i këngëtares Ismaili ndaj Milaim Zekës, e cila e quajti gjeneral të Facebook-ut gazetarin.

Madje e ka quajtur atë edhe frikacak, i cili sipas saj, në kohën e luftës ai do të përfundonte nën fustanin e saj se sa ta mbronin atë nga policia serbe.

 Por akuza të mëdha në drejtim të Ismailit ka drejtuar sot gazetari Zeka, i cili në një prononcim për Express tha se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga Millosheviçi për ta mbrojtur atë nga njerëzit e Arkanit.

 “Unë për veten time pavarësish se çka ka fol Adelina e ruaj konsideratën dhe miqësinë. Dëshiroj që t’i përgjigjem asaj në dy gjëra që na kishte mbajtë nën fustan mu e Berat Buzhalën, e sa i përket fustanit na i ishim hy vetë dhe nuk kishim prit ajo me na majt, ndërsa sa i përket tjetrës ku ka thënë që me m’pasë mbrojtë kur ka këndu ajo që gjoja na jena kon frikacak  dhe nuk e kemi mbrojtë, dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojtë në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka qu në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërku mbrojtje në Beograd direkt prej shefit të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas pse më mbrojtë sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit”, tha Zeka të martën për Express.

Sipas Zekës, biznesmeni nga Kosova, Sali Banana, e ka dërguar Adelinën dhe nënën e saj në Beograd, direkt te shefi i shërbimit sekret të Millosheviçit për të kërkuar ndihmë edhe për ta mbrojtur atë prej njerëzve të Arkanit.

“Kështu që unë edhe Berati kemi qenë shumë të vegjël për ta mbrojtur atë prej serbëve kur ajo ka pasur mbrojtje më të madhe dhe të fuqishme.Unë deklaratën për ushtrinë të Astrit Haraqisë e kam kthyer si në shaka sepse LDK kurrë në jetë nuk ka bërë ushtri e as nuk ka pasur ushtri e nuk kish bo ushtri edhe 2 mijë vjet”, ka thënë Zeka.

Por Adelina Ismaili nuk e ka lënë me kaq, duke i premtuar se do ta rrahë me shpulla në momentin që do ta takojë. Këngëtarja nuk if al faktin që gazetari nuk ia kurseu në akuzat e tij as nënën në varr.

“E fundit per ty Milaim dhe Milaimat tjerë…Nuk jeni kaq të “sertë” kur po takohemi, po nejse. Akuzat që mi keni bërë që nga fëmijëria mua vetëm më kanë forcuar. Deri sa jam bërë imune dhe nuk më bëni më asnjë përshtypje. Keni fat që kurr nuk iu kam marr seriozisht, as une dhe as ky popull. Kur edhe Adem Jasharin e keni akuzuar, çka të them une?! Sa i përket ushtrisë: Po, do të bëhet! Dhe do të bëhet pikërisht nga LDK. Siq ju kam thënë me këngë prej vitit 1995.

Të pëlqeu ty dhe tjerëve si ti, apo jo. Nese ndonjëherë kam pas mbrojtje, e kam pas vetëm nga Ibrahim Rugova dhe këta fansa të mi. Ai Rugova të cilit as nuk ju keni afru as nuk do të arrini me iu afru deri te këmba. Dhe sa të jem gjallë do t’ia këndoj këngën, për të cilën personalisht më është falenderuar. Sikur ky popull, që kurr nuk harruan cila është kënga e parë për ushtrinë…

Ti e din që kurr nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende nje vit që e kam varros, pa më dhënë rast ti falenderoj ata që më ngushëlluan… Kam me t’rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia ne momentin që takohem me ty! Mandej kthjellesh kush jam,se si duket tu kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fitu pare e like. A bon me chill tash?” A.I


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close