40 vjetori i vdekjes së Mbretit të Rock and Roll, Elvis Presley
16/08/2017 - 15:59

Pikërisht sot është dita këngëtari legjendar dhe ylli i filmit i cili u bë i njohur si Mbret i Rock and Roll, humbi jetën në moshën 42 vjeçare.

Vdekja e tij më 16 gusht 1977 tronditi industrinë e muzikës dhe shkatërroi miliona fansa në mbarë botën.  Këngëtari me famë botërore është gjetur nga e dashura e tij, Ginger Alden, të shtrirë me fytyrë poshtë në dyshemenë e banjos së tij të pavetëdijshëm.

Megjithëse shkaku i vdekjes së Presley u pretendua fillimisht si një sulm në zemër, më vonë raportet e toksikologjisë identifikuan nivele të larta të disa ilaçeve farmaceutike në sistemin e tij

Në ditët pas varrimit të tij, spekulimet u rritën mes një grupi të vogël skeptikësh që Elvis nuk mund të kishte vdekur. Pavarësisht deklaratave të mjekëve se superstari  kishte vdekur, ata ishin të bindur se ai kishte falsifikuar vdekjen e tij për t’u fshehur. Gjatë këtyre katër dekadave fansat e tij kanë këmbëngulur se e kanë parë Elvis Preslyn.

Sot ai kujftohet me nostalgji nga mijëra fansa të cilët vazhdojnë ta duan po aq shumë sa kur edhe jetonte.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close