Fansat ngatërrojnë Katy Perry me Justin Bieber
16/04/2017 - 11:49

Pavarësisht se është një nga fytyrat më të njohura dhe me famë botërore, Katy Perry është ngatërruar nga fansat e saj me një tjetër personazh të famshëm, Justin Bieber.

Konfuzioni ka ndodhur ditën e shtunë në mëngjes, kur 32-vjeçarja ka publikuar një foto në Instagram. Pas ndarjes me Orlando Bloom, Katy ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj të jashtme. Këngëtarja i ka prerë fokët shumë të shkurtra, ka qethur pjesët anësore të flokeve dhe i ka bërë bjonde.

Kjo mesa duket nuk është pritur nga fansat e saj, të cilët fillimisht e kanë menduar se ishte Bieper. Njëri nga ato ka shkruar: “Mendova se ishte Bieber në fillim”, ndërsa një tjetër ka shtuar: “Ku është Kety Perry? Mos e ka ngrënë Justin?”

 

🏺sculpting🏺cc: @elliegoulding

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjykata Speciale në Kosovë flet për arrestimet e para

Close