Vuan nga anoreksia, poston në Instagram betejën  
15/02/2017 - 16:48

Connie Inglis bën publike në rrjetet sociale betejën e saj ndaj anoreksisë dhe i inspiron të tjerët të luftojnë me çrregullimet e ushqyerjes. Ajo ka një dekadë që vuan nga anoreksia dhe është shtruar tre herë në spital për këtë.

Spitali nuk ishte ndihmë e madhe nga ana psikologjike. Ata nuk kujdeseshin për shëndetin tim mendor, por më ushqenin që të shëndoshesha. U dobësova shumë në dhjetor të 2015, prandaj duhet të shtrohesha urgjentisht në një repart për tu ushqyer me anë të tubave. Pas 6 muajsh fillova të rikuperohesha dhe të ushqehesha vetë,” – thotë ajo për CNN.

Ajo ka postuar shumë foto të trupit të saj, duke arritur ne 35 mijë ndjekës në Instagram. 21-vjecarja nga Anglia thotë se mbështetja e njerëzve ka qenë një faktor i rëndësishëm për shërimin e saj. Connie poston edhe foto të ushqimeve të ndryshme, të cilat është e detyruar ti hajë pasi i ka bërë publike.

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close