Virozat e stinës, fluks në spitalin e Kukësit  
06/06/2017 - 12:15 Nga: Ervin Mehmeti

Virozat e stinës por edhe konsumimi i prodhimeve të pakontrolluara nga tregu i fruta perimeve ka sjellë një valë pacientësh në spitalin rajonal të Kukësit.

Mjekët thonë se vetëm në 24 orë janë regjistruar 60 raste pacientësh të vegjël, e po aq edhe të rritur me shqetësime gastro-intestinale.

Spitali rajonal i Kukësit prej një jave është dyndur me pacientë të vegjël që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të virozave të stinës, por edhe nga konsumimi pa kujdes i prodhimeve ushqimore, në kushtet e temperaturave të rritura të verës.  Vetëm në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se  60 fëmijë dhe po kaq edhe të rriturit me probleme në rrugët gastro-intenstinale.

Mark Nufi, mjek infeksionist: Aktualisht ka pasur një  shtim të numrit të sëmurëve sidomos më çrregullime nga zorrët, nga heqja e barkut më të vjella. Kjo ka ardhur si rezultat i zarzavateve, sidomos domateve dhe kastravecëve që i marrin të cilësisë së dobët, të cilat japin heqje barku.

Në këto kushte mjeku infeksionist thotë se njerëzit duhet të bëjnë kujdes kur blejnë produkte në treg ndërsa duhet të ndjekin  mjekimin e rregullt në mënyrë që infeksioni të mos mbetet në organizëm.

Mark Nufi, mjek infeksionist: Marrin një sërum, dy serume dhe ikin në shtëpi. Nuk marrin medikamente nga goja për të luftuar infeksionin që kanë marrë.

Shumica e pacientëve të vegjël marrin mjekim ditor dhe më pas kthehen në shtëpi, por ka pasur edhe raste me komplikacione që janë shtruar në spital.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close