Tiranë - Urgjencat në terren, Beqaj dhe Tahiri inspektimet në zonën e Kombinatit
12/02/2017 - 10:50 Nga: Manjola Hasa

Në sajë të rioganizimit të urgjencave mjekësore, autoambulancat do të qëndrojnë në terren në pikat e caktuara. Kjo është mënyra e re të ofrimit të këtij shërbimi dhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai i brendshëm Saimir Tahiri ishin në qendrën shëndetësore në kombinat, pranë së cilës është vendosur autoambulanca me pajisur me staf mjekësor.

Beqaj: Në disa pika, – një është në Kombinat, një është tek “21 Dhjetori”, një është në QSUT, një është tek spitali i Traumës, një do të vazhdojë të rrijë aty ku është edhe sot, tek stadiumi “Dinamo”, apo edhe në pika të tjera, – do të bëjnë që koha e vajtjes të jetë më e shkurtër, që ne të përpiqemi që brenda qyteteve të arrijmë në një standard të pranueshëm rreth 12 minuta”.

Me këtë riogranizim autoritet besojnë se brenda qyteteve të do të arrihet në një standard rreth 12 minuta për dhënien e ndihmës së parë.

Tahiri: Bashkë me ju, duke filluar nga sot, kemi një shërbim emergjence 24-orë në Kombinat, që ekzaktësisht nuk do jetë vetëm për Kombinatin po i vjen shumë më shpejtë në ndihmë edhe banorëve të Tiranës së Re tashmë, pra Prushit, Vaqarrit, deri në Ndroq.

Për mjekët e kësaj qendre ky është një shërbim i munguar prej vitesh, por që tashmë ka për qëllim tu shërbej të rinjve, të moshuarve, të sëmurëve akutë dhe kronikë, për të gjitha rastet emergjente.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close