Fluksi - I nxehti, 13 mijë telefonata në urgjencë vetëm gjatë korrikut
07/08/2017 - 17:07 Nga: Manjola Hasa

Urgjencat mjekësore po përballen me fluks pacientësh nga probleme të thjeshta deri në rastet kur pacientët paraqesin rrezikshmëri të lartë për jetën. Qendra kombëtare e urgjencës mjekësore bën të ditur se vetëm në një muaj 13 mijë e 800 persona telefonon në numrin 127 dhe kërkuan ndihmën e  mjekut. 1500 persona kanë marrë ndihmën e mjekëve në shtëpi, ndërsa 900 janë dërguar në spitalet rajonale.

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm numrin e pacientëve me sëmundje kronike si dhe probleme me aparatin tretës që lidhen kryesisht me helmimet e ushqimeve. Qëndra Kombëtare e Ugjencave raporton se për muajin e lënë pas, 13.862 kanë telefonuar emergjencat dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.

Në varësi të simptomave, mjekët mund të japin ndihmën mjekësore edhe në banesë.  Emergjencat mjekësore raportojnë për 1500 raste kur mjekimet  janë dhënë në shtëpi, ndërsa 947 persona janë dërguar në spitalet universitare në Tiranë.

Rastet më të shpeshta ajo ato të shënuara kodi i verdhë; 1100 raste. Në këtë skedë janë  personat që kanë probleme të ndryshme shëndetësore por nuk janë në rrezik për jetën.

Ndërsa 309 raste i përkasin personave që kanë rrezik të rëndë për jetën; janë kryesisht ndërhyje urgjente që vijnë nga patologji të rënda si në rastet e atakut kardiak.

Qëndra kombëtare e urgjencave mjekësore në këto ditë është angazhuar të trajnojë stafin por dhe qytetarë në zonat bregdetare ku kanë numrin më të lartë të pushuesve; me qëllim formimin e një kulture mjekësore se si mund të jepet ndihma e parë.  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close