Urgjenca e Tiranës, Beqaj: Koha e misionit për pacientët 27 minuta
02/02/2017 - 16:27 Nga: Manjola Hasa

Me sistemin e ri të riorganizimit të urgjencave mjekësore, 1 autoambulancë do të shërbej për 40 mijë banorë, nga 100 mijë që është aktualisht. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj beson se me mënyrë të re, ndihma mjekësore do të ofrohet më shpjet dhe misioni për shpëtimin e pacientëve nuk do të zgjasë më shumë se 27 min.

Beqaj: Në qoftë se pranojmë që një autoambulancë me riorganizimin i shërben 40 mijë vetave duhet që një mision të mbarojë për 27 minuta. Në qoftë se një mision mbaron për 27 minuta dhe ajo makina bën vetëm lëvizje gjithë ditën ne ja dalim që të mbulojmë gjithë këtë nevojë, 400 e ca mijë vetë pa krijuar asnjë lloj vonese apo perceptimi negativ tek qytetarët.

Drejtori i shërbimit kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj tha se me vënien në funksion të qendrës së re, do shtim të numrit të mjekëve në urgjencën e Tiranës nga 63 aktualisht në 121 vetë.

Brataj: QSUT, Spitali i Traumës, Shefqet Ndroqi, dhe Urgjencës Kryesore, Farkë, Qendra Shëndetësore e Specialiteve, Rruga e Kavajës, Kombinati, dhe Kamza. Kështu kemi mbulimin territorial.

Në fund të shkurtit 28 pritet të nis  testimi i sistemit, dhe për qarkun e Tiranës në datën 3 Prill të nis në zbatim sistemi i ri i komandës dhe kontrollit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close