Urdhri i ri - Mjekët e Tiranës do të shkojnë në rrethe në raste urgjencash
10/05/2017 - 15:59 Nga: Manjola Hasa

Mjekët specialistë të spitaleve universitare do të kryejnë konsulta dhe ndërhyje specifike në spitalet rajonale për të shmangur në këtë mënyrë transferimin e pacientëve në qendrat spitalore. Ministria e Shëndetësisë përmes këtij urdhri të ri synon dhënien e ndihmës së shpejtë dhe të specializuar në vendin ku është pacienti si dhe uljen e ngarkesës të spitaleve në kryeqytet.

Përmes një urdhri të ri, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mjekët specialistë të spitaleve universitare që të shkojnë pranë pacientëve në spitalet rajonale në rasten e konsultave, ndërhyrjeve specifike dhe urgjencave.

Urdhëri Ministrisë së Shëndetësisë mban datën e 25 prillit 2017, dhe kërkon që orari i punës të bëhet sipas një kalendari që hartohet nga kordinues, spitalet universitare dhe drejtoritë e spitaleve bashkiake.

Për të shmangur rastet e komplikacioneve të grave shtatëzënë apo pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente kirugjikale, spitalet rajonale mund të kërkojnë asistencë për mjekët kirurg, obstetër, gjinekologë bashkë me anestezistë-reanimatorë.

“Në rastet kur kërkohet ekspertizë nga shërbimet, për ndërhyrjet kirugjikale, ortopedike, obstetrike-gjinekologjike, spitalet rajonale lejohen të kërkojnë asistencë për kirurgë të shoqëruar me mjekët anestezistë reanimatorë, duke planifikuar jo më pak se 3 ndërhyrje kirugjikale me kompleksitet të mesëm dhe të ulët”.

Në të gjithë rastet, konsultat dhe ndërhyrjet kirugjikale do të realizohen nga mjekë specialistë me eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në spitalet universitare dhe rajonale.

Të gjitha shpenzimet që lidhen me  udhëtimin, akomodimin dhe dietat e mjekëve do të mbulohen nga spitalet, ku bluzat e bardha janë të punësuar me kohë të plotë. 

Ky urdhër pritet të reduktojë edhe fluksin në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi mjaft pacientë mund ti kryejnë konsultat në spitalet pranë venbanimit të tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close