Ulen infektimet nga Covid, rriten vdekjet, 1,658 raste të reja, 8 humbje jete dhe 157 pacientë në spital

Ulen infektimet nga Covid, rriten vdekjet, 1,658 raste të reja, 8 humbje

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,658 qytetarë.

Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tetë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç,  një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220,684 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

795 në Tiranë, 76 Vlorë, 66 në Durrës, 60 në Shkodër, 57 në Fier, 54 në Gjirokastër, 47 në Lushnje, 44 në Elbasan, 37 në Berat, 29 në Kamëz, 27 në Krujë, 25 në Kavajë, 24 në Kurbin, 20 në Vorë, 19 në Sarandë, 18 në Lezhë, Tepelenë, Pogradec, 14 në Dimal, 12 në Patos, Korçë, Kuçovë, Skrapar, 11 në Mirditë, Devoll, 10 në Has, Divjakë, 9 në Shijak, Peqin, 8 në Dibër, Gramsh, 7 në Pukë, Mat, Mallakastër, 6 në Vau i Dejës, Delvinë, Belsh, 5 në Rrogozhinë, Përmet, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Himarë, 3 në Fushë-Arrëz, Tropojë, Selenicë, Poliçan, 2 në Konispol, Maliq, Kolonjë, Librazhd, 1 në Bulqizë, Dropull, Memaliaj, Cërrik, Prrenjas.

Statistika (23 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,658

Të shëruar në 24 orë      2,005

Të shtruar në spitale       157

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                 5,367

Testime totale              1,626,578

Raste pozitive                 248,070

Raste të shëruara           220,684

Raste Aktive                      24,081

Humbje jete                         3,305

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,684

Fier                 1,982

Shkodër         1,830

Elbasan          1,697

Durrës             1,611

Vlorë                1,514

Gjirokastër      1,248

Korçë               1012

Berat                 994

Lezhë                946

Dibër                  276

Kukës                 287

EMISIONET