Investimi 8 mld lekë - “Trauma” gati në maj, Rama: Rikontruksioni rezultat i reformave
12/03/2017 - 12:26 Nga: Besmira Pelushaj

Pranvera do të gjejë të rikonstruktuar tërësisht ambientet e Spitalit të Traumës. Përveç ambienteve, spitali do të pajiset me aparatura të reja, për të cilat ka nisur edhe instalimi. Vijimin e punimeve e inspektuan kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Për kreun e qeverisë ky investim që kap vlerën e 8 mld lekëve, është shembull kuptimplotë i rezultateve të reformës.

Ashtu siç ishte parashkuar, në fillim të muajit maj Spitali i Traumës do të jetë rikostruktuar tërësisht, një investim që kap vlerën e rreth 8 miliardë lekëve.

Për të parë ecurinë e punimeve në ambientet e spitalit ishte kryeministri Edi Rama i cili tha se ky investim vjen si rezultat i reformës në shëndetësi.

“Një nga simbolet e rrënimit të shëndetësisë, spitali që u bë sallatë 20 e ca vjet dhe ky transformim hap një kapitull komplet të ri, faktikisht rilind spitalin e traumës, duke krijuar kushte komplet të tjera dhe duke dhënë një shembull shumë kuptimplotë të rezultateve të reformës, edhe përsa i përket financimit. Kjo periudhë ka qenë pak a shumë stabilizim i një situate të vështirë , sepse me atë infrastrukturë të shkatërruar nga të gjitha anët, por tani që vihet e gjithë infrastruktura dhe logjistika e re, me të gjithë aparaturat e reja, është komplet botë tjetër.”​

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se veç rikostruksionit total të ambienteve, janë instaluar edhe pajisjet e reja të shërbimit të fizioterapisë.

Këtu po bëhemi gati ta ndryshojmë komplet shërbimin e fizioterapisë në spitalin e traumës. Në mjediset e farmacisë se vjetër do të bëjmë mjediset e recepsionit dhe sallën e ndenjës së familjarëve, Të gjitha pajisjet janë të reja dhe jemi dhe në fazën e fillimit të instalimit të pajisjeve biomedikale. Këtu janë duke u investuar në këto moment më shumë se 8 miliardë lekë dhe në ditët e para të majit gjithçka do të jetë funksionale.“

Punimet në Spitalin e Traumës kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar dhe ndërhyrjet parashikojnë rikonstruksionin në themel të të gjithë reparteve, shërbimit të urgjencës, imazherisë, bllokut operator, reanimacionit, fizioterapisë.

Pjesë e projektit është krijimi i recepsionit dhe ambienteve pritëse për familjarët.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. julie says:

    Ja kane marre doren ,ndertojn me paret e pupullit ja u japin me koncesion njerezve te vet qe punojn per ta ,Kush do ta kete shancin ta marre draumen tani ??????????

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close