Fier - Temperaturat e larta, Urgjenca e Pediatrisë dyndet nga fëmijët
03/07/2017 - 14:18 Nga: Xhemil Beharaj

Urgjenca e Pediatrisë, në spitalin rajonal të Fierit me rritjen e temperaturave është dyndur nga pacientët e vegjël. Çdo ditë, sipas mjekes pediatre Anila Mukaj mbërrijnë deri në 80 raste, por ky numër sipas saj, është mëse normal. 

Anila Mukaj: “Në periudhën e verës janë virozat si diarre dhe të vjella, por për momentin ne nuk kemi një shtim të këtyre rasteve. Këto janë raste të veçanta që mund të vijnë nga mënyra e ushqyerjes.

Pediatri Dhimitër Dhamo, edhe pse në moshë pensioni, vijon punën për shkak të mungesës së  mjekëve. Ai dhe kolegët janë të detyruar të përballojnë 80 deri në 120 vizita në ditë. Kjo ndodh për shkak se prindërit ende nuk kanë krijuar kulturën e duhur që së pari ti vizitojnë fëmijët në ambulancat e lagjeve.

Dhimitër Dhamo: “Është normale që të ketë 30-40 vizita në 24 orë. Por këtu vijnë deri në 120 sepse vijnë pacientë nga Fieri dhe nga rrethinat përreth pasi nuk respektojnë sistemin e referimit të pacientit. Në fillim duhet të shkojnë në klinikat e fshatit dhe të marrin rekomandim.”

Në repartin e shtrimit ditor nuk ka shumë fëmijë dhe ndoshta kjo është arsyeja që prindërit shprehen të kënaqur me shërbimin.

Virozat e stinës shoqërohen me temperatura të larta te fëmijët e për pasojë mjekët bëjnë apel për tu treguar të kujdesshëm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Economic growth, INSTAT: Economic growth reached 3.84% in first quarter

Close