Këshillat e mjekëve - Të moshuarit në depresion: Mos pini valium, ju mpin vetëm ankthin
07/04/2017 - 17:26 Nga: Manjola Hasa

Jo vetëm të rinjtë që përballen me sfidat e jetës si shkollimi apo punësimi, por edhe të moshuarit vuajnë nga depresioni. Raporti i OBSH-së dhe studimet e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik referojnë se 1 në 4 persona edhe tek të moshuarit janë të prekur nga ky çrregullim. Ka disa arsye që nënvizohen nga mjekët, siç janë vendet post-komuniste dhe vendet në tranzicion.

Shqipëria krahasohet me vendet e Lindjes së Mesme përsa i takon numrit të lartë të personave të prekur nga depresioni, ku ¼ vetë vuan nga ky çrregullim.

Alban Ylli: Lindja e Mesme quhet një nga rajonet me probleme më të larta të depresionit në botë. Ne nuk jemi shumë larg Lindjes së Mesme nga pikëpamja e traditave. Tek të moshuarit në të cilët ne kemi matur depresionin kemi rreth ¼ persona që kanë shenja të depresionit klinik.

Shefi i sëmundjeve kronike në ISHP, Alban Ylli, evidenton në këtë ditë ndërgjegjësimi disa nga arsyet e prekjes nga depresioni.

Alban Ylli: Faktorët me natyrë social-ekonomike, tranzicionet e zgjatura. Vërejmë në mënyrë konsistente që personat me arsimim më të ulët kanë riskun për depresion më të lartë.

Në vendet post-komuniste, duket se depresioni ka prekur të moshuarit që në rininë e tyre kanë jetuar gjatë kësaj periudhe.

Alban Ylli: Kategori të caktuara të popullatës që kanë kaluar nga një sistem i caktuar, nga qasje të caktuara të jetës së tyre, të karrierës, të integrimit në një qasje komplet të ndryshme mund të kaplohemi nga stresi, ankthi e depresioni.

Mos pini valium dhe medikamente qetësues të tillë të përafërt, ky vetëtrajtim nuk ju kuron nga depresioni.

Alban Ylli: Diazepam, valium, gjëra të tilla. Vëmë re që të moshuarit por dhe të rinjtë i marrin lehtësisht në farmaci pa asnjë recetë. I kemi krahasuar me të dhënat në vendet e tjera. Në vendet perëndimore, në vendet e BE kjo pothuajse nuk ndodh. Këto janë një zgjidhje e përkohshme e një problemi të përkohshëm. Nuk duhet të përdoret si një përpjekje për të zgjidhur një problem më afatgjatë.

Ka edhe një ndarje krahinore mes popullësisë qe jetojnë në jug dhe veri. Teoritët tregojnë se veriorët janë më imun ndaj depresionit sesa jugorët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close