Tiranë - Studimi për Shqipërinë: 1 në 5 fëmijë viktima të bulizmit
11/04/2017 - 16:17 Nga: Manjola Hasa

Një në pesë nxënës janë shprehur se ngacmohen, fyhen apo denigrohen nga bashkëmoshatarët e tyre. Studimi i parë i realizuar në Shqipëri e vlerëson bulizimin si fenomenin më shqetësues në ambjentet e shkollave. Psikologu, Edmond Dragoti, thotë se format më të përhapura janë ato psikologjike dhe verbale.

Si agresorë ose si viktimë, 1 në 5 nxënës janë të përfshirë në fenomenin e bulizmit.

Ky është studimi i parë kombëtar në vend, që evidenton shkallën e lartë që ka fenomeni i ngacmimeve, fyerjeve apo e denigrimeve në ambjentet e shkollës, kryesisht mes adoleshentëve.

Autorit i studimit, psikologu dhe pedagogu në shkencat sociale Edmond Dragoti shpreh shqetësimin se bullizmi është në nivele të larta.

Dragoti: Është një fenomen i qëndrueshëm, dmth nxënësi bullohet vazhdimisht dhe si i tillë psikika e tij formohet si viktimë apo agresor në shoqërinë tonë.

Bulzimi psikologjik dhe ai verbal janë format më të përhapura.

Autorët e studimit e shohin fenomenin më të shtrirë në institucionet arsimore jo publike.

Dragoti: I bëhet presion, fyhet apo shahet me mesazhe, nofka, ose diskriminohet në forma të ndryshme. I pranishëm është natyrisht edhe bullizimi fizik në kuptimin e fyerjeve për pamjen e jashtme, për mbipeshën.

Kur je viktimë e bullizimit pasojat janë të rënda, thonë psikologët.

Dragoti: Janë dy herë më të larta raportimet e tyre për dhimbjen e kokës apo dhimbjen e stomakut, janë të larta raportimet e tyre për nivelet e depresionit, të ankthit apo panikut në shumicën e rasteve.

Këshilli i Europës do të financojë një projekt 600 mijë euro për trajtnimin e adoleshentëve, stafit të mësuesve dhe punonjësit social me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për të frenuar bulizimin, fenomene që në mjaft vende çon adoleshentët drejt izolimit dhe vetëvrasjes.

/Oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close