Dita botërore e talasemisë - Statistikat, 600 të prekur me talasemi në të gjithë vendin
08/05/2017 - 19:52 Nga: Nertila Dosti

Rreth 600 persona në vendin tonë janë prekur nga sëmundja e talasemisë. Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Ditës Botërore të talasemisë ka zhvilluar një konferencë me mjekë e pacientë. Sipas mjekëve, trajtimi i pacientëve me talasemi është përmirësuar, ndërsa është ulur numri i rasteve të reja.

8 Maji shënon Ditën Botërore te Talasemisë. Në kudaër të kësaj ditë në Ministrinë e Shëndetësisë është mbajtur një konferencë me të pranishëm mjekë e pacientë.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zenelaj, në vendin tonë janë të paktën 600 persona të cilët vuajnë nga kjo sëmundje.

Zenelaj: Për këtë grup janë rreth 600 por në gjendje shqetësuese janë pacientët me talasemi major që bëhen rreth 250.Në krahasim me vitin 2000 që ka qenë tragjike ana shëndetësore e këtyre, sot ka një përmirësim të dukshëm.

Ndërsa mjekja në shërbimin e Onkohematologjisë, Eleni Nastas, shprehet se mënyra e trajtimit të këtyre pacientëve është përmirësuar me kalimin e viteve.

Nastas: Këto 40 vitet e fundit, ndryshimi i diagnostikimit, trajtimit dhe ndjekjes së individëve me hemoglobin ka ndryshuar në mënyrë spektakolare. Në dhjetëvjeçarin e fundit ne nuk kemi raste të reja të infektuara nga gjaku. Kemi pasur një gjak të sigurt.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vitet e fundit ka një rënie të rasteve rë reja me talasemi.

Nëse në vitin 2013 në kryeqytet shënoheshin 14 raste rë reja, këtë vit numri i tyre shkon në 4 ose 5. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close