Ambiente të reja - Spital ditor për fëmijët në QSUT, shmanget kaosi në Pediatri
04/05/2017 - 15:05 Nga: Manjola Hasa

Në QSUT është vënë në funksionim spitali një ditor, i cili do tu vijë në ndihmë pacientëve në vegjël. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ingauroi investimin dhe tha se do të shmangen pritjet e gjata në Pediatri. Gjithashtu në këtë shërbim janë vendosur pasijet e reja të Reanimacionit, dhe do të priten deri në 60 pacientë.

Në Pediatrinë e QSUT janë krijuar ambjente të posaçme për konsultat për pacientët, që kryen funksionin e një spitali ditor, kjo me qëllim shmangien e fluksit për shërbimet që marrin të vegjëlit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inaguroi ambjentet e reja të Pediatrisë dhe tha se do shënohet fundit i pritjeve të gjata në këto shërbime.

Manastirliu: “Finalizojmë sot këtë projekt që ndan shërbimin spitalor nga shërbimi ambulator, duke i krijuar kushte më të mira mjekëve por edhe pacientëve, të cilët vijnë për konsulta apo për të marrë shërbime ditore pranë Pediatrisë së QSUT-së”.

Konsultat do të kryen në katër specialitete të Pediatrisë: Nefrologji; Kirurgji infantile; Gastrologji dhe Endokrinologji.

Dritan Alushani: “Është një lajm shumë i mirë. Ishte diçka shumë e nevojshme për shfryrjen e fluksit në pavione”.

Për mjekët risi është dhe ngritja e spitalit ditor Gaucher, që do të shërbejë për 24 pacientë që vuajnë nga sëmundje të rralla, që prekin mëlçinë, shpretkën dhe palcën e kockës.

Në këto ambiente të rehabilituata do të marrin shërbim/konsulta rreth 50-60 fëmijë/ditë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close