Sot depresioni po kurohet më shumë online
03/04/2017 - 12:02

Sot  shqetësimet mendore po kurohen  më shumë në Web. Janë 3000 aplikacione të shkarkuara përmes të cilave psikologët i ofrojnë asistencë virtuale pacientëve.

Për të diskutuar mbi trendin e ri janë mbledhur disa specialistë në Firence të Italisë, në Kongresin 25 të Shoqatës Europiane të Psikiatrisë (EPA).

Presidentja e  EPA-së është shprehur se menaxhimi virtual i pacientit nëpërmejt paisjeve elektronike u jep mundësinë për të arritur dhe për të trajtuar një numër më të madh të njerëzve dhe sidomos ato persona të cilët kanë problem mendore. Gjithashtu ajo shton avantazhin e reduktimit të kostove për shpenzimet e kujdesit mjeksor.

Ato kanë nxjerrë në pah disa nga avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të këtyre aplikacioneve duke përfshirë rrezikun e mungesës së privatësisë në raportin mjek-pacient, si edhe humbja e marrdhënive mjek-pacient gjë që do të sillte një sjellje jo etike nga mjekë joprofesionistë.

Në epokën e re të teknologjisë edhe kujdesi i çrregullimeve mendore  po bëhet gjithmonë edhe më virtuale, dhe në disa raste pacientët menaxhohen në distancë.

 Vlerësimet tregojnë se 6 përqind e aplikacioneve janë të dedikuara shëndetit mendor. Dhe ato përmbajnë një gamë të gjerë të shërbimit mendor.

Njërzit në rreth 31përqind të rasteve( me një përqindje më shumë se dyfishi në krahasim me 2010)  përdorin aplikacionet ne internet ose në celuar, të cilat u ofrojnë informacion rreth sëmundjeve specifike, metodave për menaxhimin e trajtimit, psikioterapi dhe program i vizitave online. Ky është një trend i cili vazhdon të rritet dhe deri në vitin 2020 parashikohet të rritet me 50%.

/bz/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close