Raporti - SIDA mori 1 mln jetë njerëzish në 2016 por ka lajme të mira
20/07/2017 - 17:51

Një milion jetë njerëzore në të gjithë botën mori sëmundja vdekjeprurëse e SIDA-s përgjatë vitit 2016.

Të dhënat u bënë publike në raportin e publikuar sot nga U.N dhe sipas eaportit ka një ulje të ndjeshme të mortalitetit krahasur me 2005 kur u shënua kulmi i epidemisë.

Jo vetëm që infeksionet dhe vdekjet e reja nga virusi HIV janë në rënie, por më shumë njerëz se kurrë po trajtohen për të shpëtuar jetën.

“Në vitin 2016, 19.5 milionë nga 36.7 milionë njerëz që jetojnë me HIV kishin akses në trajtim”, tha UNAIDS.

Kjo shënoi herën e parë, ku më shumë se gjysma e njerëzve të infektuar merrnin trajtim anti-retroviral, i cili nënshtron virusin AIDS, por nuk e vret atë.

“Vdekjet që lidhen me AIDS-in kanë rënë nga 1.9 milion në 2005 në një milion në vitin 2016,” thotë raporti.

Viti 2016 pati 1.8 milionë infeksione të reja, pothuajse gjysma e numrit rekord prej rreth 3.5 milion në vitin 1997.

Në total, 76.1 milionë njerëz janë infektuar me HIV, virusi që shkakton SIDA-n, që nga epidemia e filluar në vitet 1980. Rreth 35 milionë njerëz kanë vdekur.

“Komunitetet dhe familjet po lulëzojnë kur AIDS po shtyhet”, tha drejtori ekzekutiv i UNAIDS, Michel Sidibe.

“Ndërsa e vendosim epideminë nën kontroll, rezultatet e shëndetit po përmirësohen dhe kombet po bëhen më të forta”.

Deri më tani, nuk ka vaksinë ose shërim të HIV, dhe njerëzit e infektuar mbështeten në terapinë anti-retrovirale gjatë gjithë jetës për të ndaluar përsëritjen e virusit.

Pa trajtim, njerëzit e infektuar me HIV vazhdojnë të zhvillojnë AIDS-in, një sindrom që dobëson sistemin imunitar dhe e lë trupin të ekspozuar ndaj infeksioneve oportune si tuberkulozi dhe disa lloje të kancerit.

Trajtimi mbart efekte anësore dhe është i kushtueshëm, por lejon që njerëzit e infektuar të jenë më të shëndetshëm për një kohë të gjatë.

Më së shumti përparim është bërë në Afrikën Lindore dhe Jugore, rajonin që u godit më së shumti nga epidemia dhe ku u fokusuan shumë ndërhyrje.

Që nga viti 2010, vdekjet e lidhura me AIDS në rajon u ulën me 42 për qind. Rajoni përbën gjysmën e popullsisë së infektuar në botë, ku gratë dhe vajzat ndikojnë në mënyrë të pabarabartë në 60 përqind.

“Gjashtëdhjetë për qind e të gjithë njerëzve që marrin terapi anti-retrovirale jetojnë në Afrikën Lindore dhe Jugore, të cilat, së bashku me Evropën Perëndimore dhe Qendrore dhe Amerikat, janë në shënjestër për të përmbushur të ashtuquajturat synime 90-90-90 të vendosura nga OKB”, thotë raporti.

Deri në vitin 2020, deklaron plani, 90 për qind e njerëzve të infektuar duhet të njohin statusin e tyre, prej të cilëve 90 për qind duhet të jenë në trajtim. Në 90 për qind të tyre, virusi do të “shtypet” nga mjekësia në masën që nuk mund të funksionojë ose të përsëritet.

“Deri në vitin 2016, 70 për qind e njerëzve të infektuar e dinin statusin e tyre”, tha raporti i ri. Nga ata, 77 për qind ishin në trajtim, dhe 82 për qind kishin shtypjen e virusit.

UNAIDS shprehu shqetësim në lidhje me dy rajone me tendenca të përkeqësuara të AIDS: Lindja e Mesme-Afrika e Veriut dhe Evropa Lindore-Azia qendrore. Të dyja janë zona të prekura nga konflikti dhe pasiguria politike.

Infeksionet e reja të HIV u rritën me 60 për qind në Evropën Lindore dhe Azinë qendrore, dhe vdekjet nga pothuajse një e treta 2010-2016.

Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, numri i vdekjeve të AIDS u rrit me një të pestën në gjashtë vitet e fundit.

“Në rang global përparimi ka qenë i rëndësishëm, por ka akoma më shumë punë për të bërë”, thanë autorët e raportit në një deklaratë.

“Rreth 30 për qind e njerëzve që jetojnë me HIV ende nuk e njohin statusin e tyre të HIV-it, 17.1 milionë njerëz që jetojnë me HIV nuk kanë qasje në terapinë anti-retrovirale dhe më shumë se gjysma e të gjithë njerëzve që jetojnë me HIV nuk janë të shtypur viralisht. Nga popullsia e infektuar, mbi dy milionë ishin fëmijë më të vegjël se 15 vjeç”, tha UNAIDS. Vetëm 43 përqind e tyre ishin në trajtim.

“Infeksionet e reja në mesin e fëmijëve gati u përgjysmuan nga 300,000 në 2010 në 160,000 vitin e kaluar”, tha raporti.

Kjo pasi rreth 76% e grave shtatëzëna të infektuara me HIV në 2016 kanë pasur akses në barna që bllokonin transmetimin e virusit tek pasardhësit e tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Arkapia nga Elsa Demo – “Arkivi i Filmit, shteti kundër vetes”

Close