Shishet plastike shkaktojnë probleme shëndetsore tek fëmijët
18/06/2017 - 12:11

Një lëndë kimike, e cila përdoret në shishet plastike dhe kontenierët e magazinimit të ushqimeve, mund të shkaktojë efekte serioze për shëndetin e njeriut, kanë paralajmëruar zyrtarët e shëndetit.

Bisphenol A, i njohur ndryshe si BPA, ka gjetur mënyrën sesi të ndërhyjë në mënyrën sesi hormone funksionojnë.

Studiuesit zbuluan se mund ti bëjë fëmijët më të vegjël se tre vjeç agresivë dhe hiperaktivë. Si edhe mund të shkaktojë kancer, mbipeshën dhe infertilitetin mashkullor.

Ndërsa tani, në bazë të një studimi të fundit Agjencia Evropiane e Kimikateve ka identifikuar BPA si një substacë kimike e cila jep rrezikshmëri më të lartë.

Anëtarët e komitetit ECA thonë se BPA mund të pengojë sistemin endokrin të trupit, që ka të bëjë me mbledhjen e gjëndrave që prodhojnë hormone dhe kanë bërë thirrje që të ndalohet përdorimi i kësaj substance nga kompantitë në të gjithë botën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close