Investimi - Shërbimi i dializës ofrohet edhe në spitalin rajonal të Korçës
27/04/2017 - 12:37

Shërbimi i hemodializës tashmë është i aksesueshëm edhe në spitalin rajonal të Korcës. Fal investimit me partneritet publik-privat tha kryeministri sot dializa kap koston e 80 aurove, nga 90 që ishte më herët në spitalet private.

Hemodializa tashmë mund të bëhet dhe në spitalin rajonal të Korçës.

Me ofrimin e këtij shërbimi përmbyllet me sukses investimi fillestar prej rreth 4 milionë dollarësh në infrastrukturën spitalore dhe në pajisje mjekësore, nga partneriteti publik-privat.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu panë nga afër këtë shërbim jetësor për pacientët me insuficencë renale.

Rama: Për të gjithë këta që shkonin në Tiranë, 90 euro për seancë dhe në Tiranë 3 her ënë javë me trotutra. Ne me PPP paguajmë 80 euro për seancë dhe njerëzit e marrin shërbimin këtu.

Manastirliu: Sot Tirana po lehtësohet dhe ju të gjithë që e bënit dializën në Tiranë sot po vini ta bëni pranë vendit tuaj.

Pacientët pohojnë se më herët për shërbimin e dializës u duhej të udhëtonin deri në Tiranë apo Elbasan.

Në të gjithë vendin janë 1050 pacientë të cilët trajtohen me shërbimin e dializës sipas standardeve bashkëkohore.

 /Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close