Ja shkaqet - Sëmundjet e veshkave si epidemi, 10-12% e popullatës të prekur
22/05/2017 - 17:31 Nga: Manjola Hasa

10-12% e popullatës është e prekur nga sëmundjet e veshkave duke e çuar këtë grup patologjie të ngjashme me epideminë. Mjekët në shërbimin e nefrologjisë në QSUT i lidhin shkaqet edhe më sëmundjet të tjera që kanë prekur pacientin si diabeti, ndërhyrjet kardiake si dhe faktorin gjenetik.

Sëmundjet e veshkave kanë arritur përmasat e një epidemie. Mjekja nefrologe në QSUT, Matilda Imeraj, i referohet statistikave të fundit kur thotë se 10-12% e popullatës në Shqipëri është e prekur nga këto sëmundje.

Matilda Imeraj: Sipas revistës prestigjioze për 2017 evidentohet fakti se ka një rritje të sëmundshmërisë nhë botë dhe Shqipëri. Kjo rritje e sëmundshmërisë arrin në shifrat 120% duke kapur 10-12% të popullatës totale.

Së tepërmi, shkaqet janë të lidhur me sëmundje të tjera që kanë impakt në veshka, si dhe faktori gjenetik.

Matilda Imeraj: Një shkaktar kryesor është diabeti melitus, si shkaktar tjetër përmendim hipertensionin, janë sëmundjet imunologjike si glomorunefritet, kalkuloza renale pra prania e gurëve në veshka, infeksionet urinare të traktit të poshtëm dhe të sipërm. Shkaktarë të tjerë janë sëmundjet gjenetike, të trashëguara.

Sëmundjet që nuk trajtohen në kohë, kanë pasoja të rënda deri në fatale për pacientët.

Matilda Imeraj: Avancimi i tyre drejt sëmundjes renale kronike të stadit terminal ose të stadit të fundit do të çojë në një zëvendësim të asaj veshke që e ka humbur funksionin në një veshkë artificiale që mund të jetë ose nëpërmjet transplatit ose nëpërmjet hemodializës, ose dializës peritonale. Kjo ka rëndësi shumë të madhe për koston, ndikon shumë në buxhetin e shtetit dhe të familjes.

Rritja në shifra të tilla shqetësuese sipas mjekëve lidhen edhe me ndryshimin e stilit të jetesës në dy dekadat e fundit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close