Sëmundjet e mushkërive janë rritur me 25-26% vitet e fundit
03/05/2017 - 20:33 Nga: Manjola Hasa

Duhanpirja, ndotja e ambientit, ndyshimet e shpeshta të motit kanë shtuar ndjeshëm mundësinë e prekjes nga sëmundjet e mushkërive. Mjekët thonë se në dy vitet e fundit, sëmundjet pneumonare janë rritur në masë deri në 26 %. Mjekët rekomandojnë kryerjen e depistimeve dhe kontrolleve periodike për të shmangur pasojat e rënda shëndetësore.

Sëmundjet e mushkërive në 2 vitet e fundit kanë pësuar një rritje me 25-26%. Shkak është duhanpirja, ndotja e ambjentit, ndyshimet e shpeshta të motit dhe alergjitë e stinës.

Shefja e shërbimit të pneulogjisë, Silva Bala, në këtë stinë sheh si problematikë problemet respiratore që kanë si faktor luhatjen e temperaturave.

Silva Bala: Së bashku duhani dhe ndotja e ambjentit janë shkaktarë shumë të rrezikshëm për prekjen e individëve nga sëmundjen malinje respiratore, siç është kanceri polmunar. Këto ditë të cilat kanë luhatje të temperaturave do të jenë të rrezikshme qoftë për fëmijët, pleqtë, të sëmurët kronikë me sëmundje respiratore.

Sëmundjet e mushkërive në stad të avancuar duhet të trajtohen në spital, ndërsa për probleme më të thjeshta trajtohen nga mjekët specialistë.

Silva Bala: Një nga shtyllat kryesore të trajtimit të sëmundjeve të rrugëve respiratore duke përfshirë këtu astmën dhe spokun, sëmundje kronike obstruktive polmunare. Por llojet që përdoren janë të ndryshme dhe çdo pompë i përgjigjet stadit që pacienti është klasifikuar në varësi të funksionit të tij respirator.

Depistimi i hershëm i sëmundjeve sjell kurim dhe trajtim të plotë të rasteve, ndaj mjekët rekomandojnë kryejen e kontrolleve periodike dhe mos neglizhimin e simptomave.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close