Flasin mjekët - Sa jeton virusi i gripit?
11/01/2017 - 14:42 Nga: Manjola Hasa

Në spitale dhe qëndra shëndetësore nga mjekët pediatër pohohet se është ulur ritmi i të prekurve, por bluzat e bardha dhe autoritetet shëndetësore janë “alert”me rihapjen e shkollave. Por sa jeton virusi gripal në ambjent? Mjekët thonë se prezenca e virusit për të infektuar është 2 ditë kur ai qëndron në metale, ndaj duhet të tregohet kujdes me higjenën dhe prekjet në ambjentet publike.

Kujdes nëse jeni të prekur nga virusit gripal dhe tështini në vendet publike.

Mjekët pediatër thonë se kjo është mënyra më e shpejtë e përhapjes së virusit të gripit në lokale apo në qëndra tregëtare.

Virusi AH3N2 është rezistent dhe jeton në metale 2 ditë, pra që do të thotë nëse aty ka tështirë nje person i sëmurë, dikush tjetër që prek të njëjtin vend infektohet nga virusi.

Mandri: Virusi i gripit qarkullon në ajër dhe atë mund ta marrim në çdo moment. Por sa jeton virusi i gripit? Nëse dikush tështin sipër një letre qëndron deri në 15 minuta, në metal deri në dy ditë, në lëkurë deri në 5 minuta reziston.

Mjeku pediatër në Qëndrën Shëndetësore nr 10 në Tiranë, Bektash Mandri, thotë se ritmi i të prekurve nga gripi ka rënë, por situata është “alert” me rihapjen e institucioneve arsimore.

Mandri: Në periudhën e pikut kishim 30-40 vizita në ditë, tani kemi 15-20, është përgjysmuar.

Mjeku rekomandon zvëndësimin e antibiotikëve me antiviralë.

Mandri: Duhet të shmangim në maksimum dhënien e antibiotikëve, duhet ti japim antiviralet të cilat e ndërpresin sadopak zhvillimin e mëtejshëm të virusit.

Vaksina antigrip shihet si mënyra e parë e parandalimit të virusit nga ana e mjekëve.

Për mjekun pediatër, vaksina është e sigurt dhe ligjore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Lushnje, gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari

Close