Rekord tronditës, rreth 2 milionë njerëz do të diagnostikohen me kancer deri në 2021
11/05/2017 - 16:46

Një rekord i ri ka tronditur pasi është zbuluar se rreth 2 milionë njerëz do të diagnostikohen me kancer deri në vitin 2021 në Britaninë e Madhe.

“Kanceri është kryesisht sëmundje e moshave të thyera. Sa më shumë njerëzit të jetojnë, aq më shumë do të diagnostikohen me kancer,” – tha Sarah Woolnough, drejtoreshë e studimit të kancerit për Dailymail.

Studimi tregon se parashikimet tronditëse do të zbulojnë numrin e pacientëve që kanë nevojë për diagonozë dhe trajtim të kujdesshëm.

Sipas statistikave, pritet që nga 357 mijë të diagnostikuar në 2014, numri do të arrijë në 400 mijë deri në 2020. Studiuesit nga Universiteti Illinois zbuluan se ndotja e ajrit kontribuon deri në 10% që personat të diagnostikohen me kancer.

 /oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close