Projekti - Receta elektronike, Beqaj: Qytetarët të raportojnë çdo rast abuzimi
05/03/2017 - 21:46 Nga: Manjola Hasa

Nga nisja e zbatimit të recetës elektronike përpara disa ditëve në Tiranë e deri më tani, janë lëshuar 3039 receta, nga ky numër 1462 janë ekzekutuar në farmaci të ndryshme të kryeqytetit.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pa nga afër mënyrën se si po zbatohet ky projekt në qëndrën shëndetësore nr.6 në zonën e Kombinatit.

Farmacistja: Vjen vetëm me kartën e shëndetit, paraqitet vetëm me kartën e shëndetit dhe me një kod pesë shifror, të cilin e pajis mjeku i familjes. Çdo kod është i barasvlershëm me një diagnozë që ai ka. Pra, nqs pacienti në këtë rast do të kishte dy diagnoza mjekimi, do paraqitej tek unë me dy kode.

Beqaj: Ka vështirësitë e veta dhe unë kërkoj këto ditë të para për Tiranën, mirëkuptimin e pacientëve, të mjekëve, por edhe të farmacistëve për vështirësitë e ditëve të para.

Pacienti që pajiset me recetë elektronike nuk do të marrë më recetë në formatin letër.

Beqaj: Nëse mund të ndodhë që mund të ketë raste sporadike që ndonjë mjek i thotë pacientit që shko në këtë farmaci se ajo tjetra nuk e ofron këtë mundësi, kjo nuk është e vërtetë. Kështu që pacientët të ndihen të sigurt që mund të shërbejnë në çdo farmaci që ka kontratë me fondin.

Në ditët e para, zbatimi i kësaj recete solli edhe konfuzion në radhët e farmacive, ndërsa tashmë kur sistemi është konsoliduar proçesi vijon normalisht.

Receta elektronike ekzekutohet në të gjitha farmacitë që kanë kontratë me Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close