Reanimacioni i Beratit me mjedise të reja
11/03/2017 - 15:58 Nga: Manjola Hasa

“Përurohen mjediset e reja të shërbimit të Reanimacionit e spitalit rajonal të Beratit. Autoritert e shëndetësisë besojnë se me investimin prej 185 mln lekë do të rritet cilësia e shërbimit në këtë spital rajonal. Nga 1 Marsi, mjekët e infermierët që shërbejnë në Urgjencë dhe Reanimacion, krahas rritjes së pagës prej 10%, përfitojnë edhe një rritje të dytë me 25% në bazë të vendimit të qeverisë.

Spitali Spitali rajonal i Beratit është investuar në përmirësimin e kushteve në shërbimin e Reanimacionit. Në sajë të investimit prej 185 milionë lekë janë kryer blerje dhe instalimin e pajisjeve të reja mjekësore, si dhe rikonstruksionin e mjediseve. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ministri i mireqënies sociale Blendi Klosi panë nga afër mjedisit e reja të reanimacionit të Beratit.

Shërbimi i Reanimacionit ka në dispozion të pacientëve 8 bokse ndërkohë që autoritetet e shëndetësisë bëjnë me dije se “investime që kanë ardhur edhe nga buxheti i ministrisë dhe të ardhurave nga spitali ndërsa e konsideroi vendimin e qeverisë për rritjen e pagave si arritje në drejtim të shpërblimit të punës së bluzave të bardha.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close