Instrumentët e rinj kirugjikal - Rama: Reduktohen infeksionet spitalore për 50 mijë pacientë
04/04/2017 - 15:52

Mjekët obstetër-gjinekologë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” po punonjës me instrumetë kirugjikalë të rinjë.

Sterilizimi i instrumenteve dhe materialeve mjekësore që përdoren në sallat e ndërhyjes po kryen në të gjithë institucionet spitalore sipas vendimit të marrë nga qeveria për dhënien me koncension të këtij shërbimi.

Gjatë një vizite në spitalin ku nis jeta, Kryeministri Rama tha se 6 mijë lloje instrumentesh dhe rreth 96 mijë instrumente kirurgjikale, do të shmangin infeksioneve spitalore që kërcënojnë 50 mijë pacientë që u nënshtrohen operacioneve çdo vit.

Rama: Ça më ka dhënë mua atë shtytjen finale ishte një raport që kishte bërë ministria e Shëndetësisë për infeksionet spitalore, vetëm për  shkak të instrumentave mjekësore që përdoreshin në operacione që krijonin konsekuenca ekstra, sepse ishin jashtë standardeve.

Manastirliu: Mbaruam me sukses implementimin e programit në QSUT, vazhdojmë deri në fund të majit duke përfshirë të gjitha spitalet universitare dhe më pas deri në fund të dhjetorit shtrihemi në të gjithë Shqipërinë.

Buxheti i Shëndetësisë për vitin 2017 rritet  2,94 % të PBB-së. Për shefin e qeverisë buxhet ka edhe nivelin më të lartë të investimeve në 25 vjet ku brenda këtij mandati janë investuar, po investohen rreth 15,2 miliardë lekë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close