Durrës - Radhë në poliklinikë, qytetarët orë të tëra pritje për t’u vizituar
26/01/2017 - 12:44

 Radhë në poliklinikën e specialiteteve në Durrës.Qytetarët të ardhur dhe nga rrethinat e qytetit bregdetar thonë se qëndrojnë për orë të tëra në pritje për të marrë shëbimin mjekësor. Ata shtojnë se ka raste që edhe u duhet të rikthehen për të bërë një kontroll shëndetësor.

Poliklinika e specialiteteve në Durrës përballet çdo dite me radhë të gjata të qytetarëve qe edhe pse presin me orë të tëra nuk marrin dot shërbimin shendetësor.

Shkak per kete situate eshte bere mungesa e personelit dhe dyndja e qytetareve, pasi eshte e vetmja poliklinike per specialitetet ne Durres.

Qytetaret shprehen per Ora News se presin ne radhe deri ne mesdite per te bere nje vizite duke nisur nga eko e thjeshte te kardiologu, okulisti, por siç thonë ndodhe shpesh që edhe ikin pa marrë sherbimin e kërkuar.

Jashte kamerave personeli i poliklinikes qendrore te specialiteteve thotë se se shkak per radhet e gjate eshte bere mungesa e stafit, i cili eshte i reduktuar si dhe personat qe marrin sherbimin shendetesor per t’u pajisur me patente. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close