Qumështi i gjirit shëron kancerin
14/05/2017 - 9:13

Qumështi i gjirit është duke u përdorur për të luftuar kancerin pasi studiuesit zbuluan në mënyrë rastësore se përmban një substancë që vret qelizat e tumorit.

Prova, që është bërë me pacientët që vuajnë nga kanceri i fshikëzës së urinës, ka dhënë tashmë rezultate pozitive dhe studiuesit besojnë se ky përbërës i qumshtit të gjirit, i quajtur Hamlet, do të ndihmojnë në trajtimin e kancerit të zorrës dhe qafës së mitrës.

Catharina Svanborg, profesoreshë në Universitetin e Lund në Suedi, bëri zbulimin rastësor.

“Ne ishim në kërkim të agjentëve të rinj antimikrobial dhe qumështi i gjirit është një ilaçi mirë për ti luftuar. Gjatë eksperimentit kishim nevojë për qeliza dhe baktere njerëzore dhe zgjodhëm qelizat tumoriale të njeriut për arsye praktike.” ka thënë Svanborg, mbrëmjen e djeshme. “Për habinë tonë, kur shtuam këtë përbërës të qumshtit qelizat e tumorit vdiqën.”

Ajo gjithashtu është shprehur se qumështi i gjirit nuk ka asnjë nga efektet negative të kimioterapisë pas nuk i dëmton qelizat e shëndetshme, ka raportuar Daily Mail.

“Ka diçka magjike në aftësinë e ‘Hamlet’ për të targetuar qelizat kancerogjene dhe për ti vrarë ata.”

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close