Protezat ortopedike falas edhe në Elbasan
25/01/2017 - 16:39

Personat që kanë pësuar trauma të ndryshme si pasojë e aksidenteve do të përfitojnë proteza falas edhe në spitalin e Elbasanit.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputeti Taulant Balla panë nga afër në spitalin e Elbasanit ndërhyrjet tek pacientët.

Beqaj: Ne jemi në Tiranë, në Durrës, Elbasan, Fier, në Shkodër, Lezhë, në Gjirokastër, në Sarandë. Spitali i Elbasanit ka këtë vit 50 mln vetëm për protezat, qoftë për raste traumash, qoftë për raste si kjo zonja. Është një paketë prej 1.8 miliardë lekë që janë këtë vit. 1200 vetë do të mund të operohen këtë vit.

Nga spitali i Elbasanit dhe në të gjithë vendin 1200 vetë do të mund të operohen në të gjithë Shqipërinë do të përfitojnë proteza pa paguar para nga xhepat e tyre.    

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close