Protezat ortopedike, Beqaj: Falas edhe në spitalin e Shkodrës
29/01/2017 - 13:02 Nga: Manjola Hasa

Pas Tiranës, Vlorës, Fierit, Durrësit, edhe pacientët në Shkodër që kanë pësuar truama të ndryshme po përfitojnë proteza falas.

Kjo i jep mundësi pacientëve të mos vijnë nga Shkodra apo nga zonat përreth drejt Tiranës për të përfituar protezat ortopedike por ti marrin ata pranë vendbanimit të tyre.

Beqaj:  Këtë vit kemi 100 milionë lekë dhe i gjithë buxheti i protezave dhe materialeve mjekësore është këtë vit 1.8 miliardë lekë. Pamë që kishte një kërkesë më të madhe se ajo që mendonim ne, se ndoshta njerëz që rrinin në shtëpi, s’kishin lekë edhe nuk vinin fare për t’u regjistruar në listën e pritjes, dhe prandaj, vendosëm që edhe në 5-6 spitale ku ka ortopedë që mund ta ushtrojnë.

Besnik Mustafaj, mjek ortoped në spitalin Rajonal të Shkodrës u shpreh se protezat që po përdoren janë të një cilësie tepër të lartë.

Mustafaj: Patologjitë janë të shumta. Ka ardhur një sasi e konsiderueshme protezash për të mbuluar nevojat e pacientëve

Ky është spitali i 5-të ne vendin tonë që ofron proteza falas. investimi i qeverisë, sipas ministrit Beqaj do të vijoj edhe në spitale të tjera të vendit për të lehtësuar pacientët dhe për ti shërbyet atyre pa asnjë kosto financiare.   

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close